Abdixhiku shpreh ngushëllime për vdekjen e Salih Gashit: Humbje e madhe për komunitetin akademik dhe kryeqytetin
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i ka shprehur ngushëllime familjes Gashi dhe gjithë komunitetit akademik me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të parë në Komunën e Prishtinës nga radhët e LDK-së , akademik Salih Gashit.
Ai ka thënë se kontributi i tij në arsim në edukimin e brezave të tërë do të mbetet vlerë e përhershme, ngjashëm siç do të jetë edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Humbja e tij është një humbje e madhe për familjen, për komunitetin akademik, për kryeqytetin dhe për të gjithë ne. Në emër të anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe timin personal, ju shpreh ngushëllime të thella familjes Gashi, kolegëve të tij në Universitetin e Prishtinës dhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën. Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e tij”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.
Ish-kryetari i Prishtinës, akademik Salih Gashi ka vdekur të martën në moshën 81-vjeçare.



