Qalaj i PDK-së: Nuk kemi votë për Albulena Haxhiun

22 prill 2025 | 13:46

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se deputetët e këtij subjekti politik nuk kanë votë për kandidaten e LV-së, Albulena Haxhiu.

Qalaj ka thënë se është obligim i LV-së të sigurojnë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

“Veprimi i jonë do të jetë i njëjtë. Nuk kemi votë për Albulen Haxhiun. Nuk kemi votë për kandidatin e LV-së. Është obligim i koalicionit fitues në këtë rast LV-ja të siguroj votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Çështja e bashkëpunimit midis partive politike ka një histori. LV-ja ka kohë që i ka shkëputur të gjitha urat e bashkëpunimit me partitë opozitare. Ju e keni parë për katër vjet në pushtet se si kemi kaluar me partinë që ka qenë në pushtet”, ka thënë Qalaj për “RTV21”.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
United Basketboll pasi triumfoi ndaj Vëllaznimit në dy finalet e…