S’jemi tërhequr nga propozimi i Haxhiut për kryeparlamentare

01 maj 2025 | 09:36

Deputeti i LV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se presin që të ketë zhbllokim të institucioneve, ndërsa kritikoi LDK-në për refuzimin e ftesës që i është bërë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Kështu deklaroi sot deputeti para medieve.

“Shpresoj të zhbllokohen institucionet. Po e shohim që LDK ka qëndrim kundër, duke e ditur se nuk ka lider të takohet. Nuk ka asnjë mundësi të ketë takim me Kuritn për t’i zhbllokuar institucionet”, tha ai.

Bajqinovci tha se nga takimi Kurti – Krasniqi presin zhbllokim të institucioneve.

Ai tha se nuk janë tërhequr nga propozimi që Albulena Haxhiu të jetë kryeparlamentare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ShBA-ja ka nënshkruar marrëveshje me Ukrainën për shfrytëzimin e përbashkët…