Në ditët e kulturës arabe, Kurti i bashkohet BIK-ut në hapjen e ekspozitës

02 maj 2025 | 14:07

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Çështjeve Fetare të Mbretërisë së Arabisë Saudite, hapi sot ekspozitën “Urat”, e cila synon të shpalosë trashëgiminë e pasur kulturore, fetare dhe historike të Mbretërisë.

Në ceremoninë zyrtare të hapjes ka marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Ekspozita “Urat” paraqet një pasqyrë të gjerë të traditave të Arabisë Saudite përmes artefakteve kulturore, fotografive historike dhe elementeve që tregojnë për rolin e saj në historinë dhe zhvillimin e qytetërimit islam.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rikthehet Superliga e Kosovës në futboll me ndeshjen e parë…