Messi dhe Suarez rikthehen te golat, Inter Miami merr fitore të madhe

04 maj 2025 | 12:04

Lionel Messi dhe Luis Suarez janë rikthyer te golat, por edhe Inter Miami është rikthyer te fitoret në MLS.

Inter Miami ka marrë fitore të madhe 4-1 ndaj New York Red Bull në një ndeshje ku shkëlqyen dy ish lojtarët e Barcelonës.

Vetëm pas nëntë minutash lojë, ishte Fafa Picault që kaloi vendasit në epërsi 1-0.

Vendasit realizuan dy gola të shpejtë brenda nëntë minutash 30′ dhe 39′ me Weigandt dhe Luis Suarez.

E për rezultatin përfundimtar 4-1, u përkujdes Leo Messi që shënoi në minutën e 67-të për rezultatin përfundimtar 4-1. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar Albulena Haxhiun, duke…