Hapet për qarkullim rruga “Agim Ramadani”, shkelësit e rregullit “Yellow Box” dënohen 80 euro

05 maj 2025 | 08:39

Mbrëmë kanë përfunduar punimet në rrugën “Agim Ramadani”.

Kjo rrugë e kryeqytetit do të hapet sot për qarkullim.

E sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, ka njoftuar se për herë të parë në Kosovë ka filluar aplikimin e shenjëzimit të njohur si “Kutia e Verdhe” (Yellow Box Junction).

Me këtë rast, Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, ka deklaruar kushdo që nuk e respekton këtë mund të gjobitet deri në 80 euro.

Brestovci e ka shpjeguar shkurtimisht edhe si zbatohet ky rregull.

“Të gjithë shoferët janë të obliguar që: Të mos hyjnë në këtë zonë nëse nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për të përfunduar kalimin e udhëkryqit! Të shmangin çdo ndalim brenda kësaj zone, me qëllim të mos bllokohet trafiku! Shkelësit e këtij rregulli do të ndëshkohen me gjoba deri në 80 euro”, tha Brestovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 17-vjeçare nga Ferizaj është larguar nga shtëpia tri ditë…