Shaqiri, lojtari i javës në elitën e Zvicrës

14 maj 2025 | 11:45

Basel fitoi titullin kampion në Zvicër, pasi mundi 2-5 Luganon. Protagonist absolut në këtë takim ishte lojtari me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri. Shaqiri realizoi 3 gola dhe për xhiron e 35-të në elitën e Zvicrës, ai është zgjedhur lojtari më i mirë i javës.

Xherdan Shaqiri ka luajtur një sezon fantastik me Baselin, ku ka shënuar 18 gola dhe ka dhuruar 20 asistime.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë me dije…