Provimi praktik i nxënësve në mësimin dual, Kurti vizitoi Qendrën e Kompetencës në Skenderaj

21 maj 2025 | 12:38

Kryeministri në detyrë Albin Kurti bashkë ministren në detyrë të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizitoi Qendrën e Kompetencës në Skenderaj, me rastin e mbajtjes së provimit praktik të nxënësve në mësimin dual, përkatësisht në profilin murator dhe punëtor të ngjashëm.

Ai u shpreh i gëzuar që ndodhet në Qendrën e Kompetencës e cila është bazë e zhvillimit të sistemit dual në Kosovë, e që lidhë arsimimin profesional me tregun e punës.

Arsimi dual në profilin murator dhe punëtorë të ngjashëm ka filluar në vitin shkollor 2022/23. Planprogrami është hartuar sipas dhe nga ekspertët e fushës.

Siç parasheh udhëzuesi, nxënësit kanë përfunduar tri vjet shkollim gjatë të cilëve 52% ka qenë pjesë praktike në ndërmarrjet përkatëse, dhe tash i nënshtrohen testeve teorike dhe praktike për certifikim.

ZKP-ZKM-21-5-2025-21

“Sistemin dual e kemi mësuar pikërisht nga Gjermania dhe Zvicra nga mërgata jonë, nga bashkatdhetarët tanë atje dhe e kemi thënë edhe më herët që, nëse fjala më e famshme gjermane në shekullin XX, në Kosovë ka qenë Gastarbeiter, tash jemi të interesuar që fjala më e famshme të jetë, Ausbildung. Pra, Ausbildung bëhet fjala më e famshme gjermane në Kosovë dhe ta marrin modelin gjerman, ashtu që t’i kemi edhe produktet sikurse në Gjermani, por edhe punëtorët sikurse në Gjermani. E këtu duhet ta falënderojmë Fondacionin ‘Besa’ nga Augsburgu, Ilir Seferin, i cili ka dhënë gjithashtu një kontribut që sistemi dual që ky e ka praktikuar në Gjermani të ndërtohet bashkërisht me institucionet e shtetit dhe me këtë Qendër të Kompetencës në Skenderaj edhe këtu në Kosovë”, tha kryeministri gjatë vizitës.

Më tej, ai falënderoi Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe partnerët nga Gjermania, për gjithë angazhimin dhe kontributin e tyre, pasi që siç tha ai është tejet e rëndësishme që nxënësit tanë të cilët punojnë, të jenë të kualifikuar.

ZKP-ZKM-21-5-2025-19

Kryeministri uroi që gjithçka të shkojë mbarë e mirë me testet praktike, në mënyrë që suksesi i këtyre nxënësve të jetë sa më i madh dhe që atë të mund të kyçen në tregun e punës, teksa theksoi se synimi i është që për çdo diplomë të kemi vend pune, por edhe çdo vend pune të jetë me një diplomë shkolle paraprake.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Vildane Zeneli është një ndër modelet me të njohura shqiptare.…