Rama: Çerdhja e re moderne në Dardani do të ofrojë hapësirë për 120 fëmijë
29 maj 2025
| 08:17
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se çerdhja e re në Dardani, do të ofrojë hapësirë për 120 fëmijë.
Rama ka deklaruar se po sigurojnë kushte të denja për fëmijët.
“Kjo çerdhe moderne në Dardani, me sipërfaqe prej 2,000 m², do të ofrojë hapësirë për 120 fëmijë. Po krijojmë kushte të denja dhe të sigurta për edukimin e hershëm të fëmijëve tanë. Infrastruktura parashkollore po zgjerohet në të gjitha lagjet e Kryeqytetit, sepse çdo fëmijë meriton një fillim të mbarë”, deklaroi ai përmes një postimi në Facebook.



