Sassuolo synon rikthimin e Bajramit

29 maj 2025 | 13:50

Sezoni që sapo u mbyll nuk ishte nga më pozitivët për mesfushorin e Shqipërisë, Nedim Bajrami që me Rangers në Skoci, arriti të shënojë vetëm dy herë si dhe të dhurojë pesë asistime.

Edhe pse Bajrami është ende nën kontratë me gjigandët skocezë, e ardhmja e tij mbetet ende në pikëpyetje, kjo pasi sikundër bënë me dije e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”, ish-skuadra e tij Sassuolo e rikthyer këtë sezon në elitën e futbollit italian është e interesuar për Bajramin.

Thuhet se klubi Italian ka përgatitur edhe ofertën drejtuar Ranger, rreth 2.1 milionë euro për të riblerë kartonin e tij, një vlerë kjo që vështirë se do të pranohet nga klubi skocez, që shpenzuan gushtin e 2024, rreth 3.5 milionë euro për ta shkëputur nga klubi Emilian.

Kujtojmë që Nedim Bajrami ka luajtur për Sassuolon për 3 sezone, përpara se të transferohej në Skoci tek Rangers.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhje në të…