Shala: Pushtetit i leverdisë dënimi i djemve tanë në Hagë (video)

16 qershor 2025 | 15:23

Analisti Azdren Shala, ka folur rreth procesit të gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë.

Sipas tij, pushtetit i leverdisë dënimi i ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Në emisionin “Kosova Today”, Shala po ashtu ka shtuar se Gjykata Speciale është duke vepruar në një tjetër univers paralel.

“Dënimi është gati, unë nuk kam dilema që nuk kanë me i dënuar, kjo gjykatë është duke vepruar krejt më një univers paralel. Por te ne nuk ka iniciativë, i vetmi që ka marr iniciativë është Nasim Haradinaj, sepse konsideron me të drejt që aty janë shkelur të drejtat”.

“Në 2019 ne e kemi pasur një iniciativë me zhbë Gjykatën Speciale, a e dini kush nuk i dhënë votat, Lëvizja Vetëvendosje, pas telefonatës që ia bën Rexhep Selimi, Albin Kurtit në burg. Fillimisht kanë qenë pro”.

“Ne nuk kemi pa iniciativa por heshtje të plotë, që për ne është miratim i plotë, për mua këtij pushteti i leverdisë dënimi i djemve tanë, pikë”, ka thënë Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pedro do të jetë te Lazio edhe për një sezon…