Driton Ajazi: Sot ka qenë ditë e nxehtë në Drenas, por 12 Tetori do ta sjellë freskinë

23 qershor 2025 | 19:54

Skena politike në Drenas po nxehët çdo ditë e më shumë. Pas një sërë deklaratash nga figura të njohura politike, sot ka reaguar edhe Driton Ajazi, kryetar i subjektit politik Demokratët për Drenasin (DD).

Në një deklaratë për opinionin publik, Ajazi është shprehur me tone të qarta për një ndryshim që, sipas tij, po vjen:

“Sot ka qenë ditë e nxehtë në Drenas, por 12 Tetori do të jetë dita që do sjellë freskinë e vërtetë për të gjithë ne!”, ka thënë shkurt Ajazi, pa dhënë detaje të mëtejshme rreth planit apo veprimeve konkrete që priten nga subjekti i tij.

Kjo deklaratë ka ngjallur interes në qarqet politike dhe tek qytetarët, të cilët presin të shohin se çfarë do të sjellin javët në vazhdim.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se SHBA-ja do të…