Totaj bën publik raportin për punën gjashtëmujore të ekzekutivit të komunës së Prizrenit

30 qershor 2025 | 13:26

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë publik raportin për punën gjashtëmujore të ekzekutivit të Komunës së Prizrenit, për periudhën 1 janar – 30 qershor 2025.

Në këtë takim të hapur në sallën e Asamblesë Komunale dhe njëkohësisht të transmetuar “live” përmes mediave, Totaj ka ndarë me qytetarët të arriturat në gjashtëmujorin e parë të vitit, të cilat përfaqësojnë një punë të vazhdueshme dhe të përkushtuar në të gjithë sektorët.

“Së shpejti, raporti i plotë do të botohet dhe publikohet në platformat digjitale të Komunës, për të qenë i qasshëm për të gjithë qytetarët. Ky raportim është pjesë e angazhimit për transparencë, llogaridhënie dhe ndërtim të besimit me qytetarët tanë si dhe jam i bindur se vetëm përmes komunikimit të drejtpërdrejtë dhe përfshirjes aktive të qytetarëve mund ta rrisim cilësinë e qeverisjes lokale dhe ta përmirësojmë përditshmërinë e secilit prej nesh”, ka thënë Totaj.

Ai ka bërë me dije se në këtë takim dëgjuan kërkesa, sugjerime dhe komente nga qytetarët e pranishëm, të cilët i ka ftuar që të vazhdojnë të jenë pjesë aktive në dëgjimet buxhetore që organizojnë rregullisht, që sipas tij, është një hap tjetër për ta ndërtuar Prizrenin së bashku.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Me temperatura që arrijnë deri në 42°C, Europa është përfshirë nga vala…