Agim Ademi takon në Tiranë kryetarin e Federatës së Futbollit të Ganës
01 korrik 2025
| 22:41
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në Tiranë ka takuar kryetarin e Federatës së Futbollit të Ganës, Kurt Edwin Simeon-Okraku.
“Gjatë vizitës së tij në selinë e FSHF-së, së bashku me presidentin Armand Duka, diskutuam mbi zhvillimet e fundit në futbollin ndërkombëtar dhe mundësitë e bashkëpunimit mes federatave tona”.
“Ishte një shkëmbim i frytshëm mendimesh mbi sfidat dhe përparësitë që sjell futbolli në vendet tona. Falënderoj z. Okraku për qasjen miqësore, si dhe Federatën Shqiptare të Futbollit për mikpritjen e shkëlqyeshme”, ka shkruar Ademi në Facebook.




