Berisha mbetet te Prishtina e Re

07 korrik 2025 | 00:29

Astrit Berisha, do ti prijë sulmit të Prishtinës së Re edhe sezonin 2025/26, që do të jetë debutues për ekipin në Superligën e Kosovës në futboll. Prishtina e Re, të dielën ka njoftuar se ka vazhduar bashkëpunimin me 28-vjeçarin, i cili shkëlqeu sezonin e fundit, duke ndikuar në promovimin e ekipit në elitë.

“Me 27 gola dhe 10 asistime, Astriti udhëhoqi skuadrën drejt një sezoni të jashtëzakonshëm që kulmoi me promovimin në Superligën e Kosovës. Instinkti i tij për gol, qetësia në momente vendimtare dhe lidershipi në fushë e bëjnë Berishën një nga profilet më të rëndësishme në vazhdimësinë e projektit tonë”, ka shkruar Prishtina e Re, duke paralajmëruar se “bomberi ynë është gati për Superligë”.

Prishtina e Re, sezonin e fundit, doli kampione në Grupit B në Ligën e Parë duke siguruar promovimin në Superligë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Gjilanit ka bërë dy ndryshime në skuadër. Fillimisht…