Haradinaj përkujton betejën e Morinës: Rënia e dëshmorëve u bë frymëzim për mijëra të rinj

07 korrik 2025 | 12:18

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot Betejën e Morinës, e cila më 7 korrik 1998 ka shënuar një kapitull të ri në luftën çlirimtare në Zonën Operative të Dukagjinit.

Në përvjetorin e kësaj beteje, Haradinaj së bashku me familjarë të dëshmorëve dhe bashkëluftëtarë ka bërë homazhe për të nderuar ata që kanë rënë në këtë përballje me forcat armike: Muhamet Ukshini, Shkëlzen Syla, Blerim Ukshini, Ahmet Pulatini, Fisnik Salihu, Nezir Elezaj, Ymer Bytyqi, Arben Ukshini dhe Sylejmon Abdyli.

“Rënia e tyre ishte një goditje e rëndë për rrjedhën e luftës, por njëkohësisht u bë frymëzim për mijëra të rinj që iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e çuar më tej idealin e shenjtë të lirisë”,  ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Në këtë përvjetor është nderuar edhe kujtimi për dëshmorin Agim Mazrekaj, të cilin Haradinaj e përshkroi si luftëtar të vendosur dhe të gatshëm për çdo betejë.

“Trimëria e Agimit do të kujtohet ndër breza”, ka theksuar ai, duke shtuar se homazhe janë bërë edhe në Voksh të Deçanit, pranë lapidarit të dëshmorit Xhevat Nitaj.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Theo Hernandez do të largohet përfundimisht nga Milani. Mbrojtësi i…