Vjedhje e rëndë në Prishtinë – Pronarit të ‘Temaj Qeramikë’ ia ‘avullojnë’ 20 mijë euro nga çanta në veturë

18 korrik 2025 | 22:15

Një rast i rëndë vjedhjeje është regjistruar mëngjesin e sotëm në kryeqytet, ku një afarist ka mbetur pa një shumë të madhe parash që i mbante në veturë.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 08:00 të datës 18 korrik 2025, në rrugën “Ismajl Dumoshi” në Prishtinë, është raportuar se nga vetura e afaristit Petrit Temaj janë vjedhur rreth 20.000 euro, bashkë me kartela bankare dhe dokumente personale.

Për Sinjalin e ka konfirmuar edhe vet afaristi i Temaj Qeramikë, ku siç bëhet e ditur, vetura ishte lënë në garazhin nëntokësor të objektit banesor, pa u mbyllur me çelës. Kur ka dalë në mëngjes dhe ka kërkuar çantën me para, ka vërejtur se ajo ishte bosh dhe mungonin të gjitha sendet me vlerë.

Hetimet paraprake kanë konfirmuar se nuk ka pasur asnjë shenjë thyerjeje, çka tregon se vjedhja është kryer pa përdorur forcë, duke përfituar nga pakujdesia e viktimës.

Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.

Mësohet se deri më tani nuk ka persona të dyshuar, ndërsa hetimet janë në zhvillim nga Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar ashpër…