Allegri: Modriq do të jetë vendimtar
AC Milan ka mbërritur në Singapor për të nisur zyrtarisht turneun veror me një sfidë prestigjioze ndaj Arsenalit që do të mbahet të të martën.
Edhe pse mungon Liga e Kampionëve këtë sezon, trajneri Massimiliano Allegri është optimist dhe thekson se kjo është një mundësi për të ndërtuar një ekip më të fortë.
“Kur luan një herë në javë, ke më shumë kohë për të punuar dhe për t’u bërë skuadër”, tha Allegri në konferencën për shtyp. “Sigurisht që mungesa në Ligën e Kampionëve të privon nga sfida të mëdha, por duhet të shohim anën pozitive. Objektivi ynë është kthimi në Ligën e Kampionëve sezonin 2026-27”, shtoi ai.
Përball gazetarëve trajneri vlerësoi dhe kontributin që do të ketë Luka Modriq në sfidat në Serie A.
“Duhet të punojmë mirë. Modriq do të jetë vendimtar, është kampion dhe do të rrisë nivelin teknik. Por konkurrenca është e madhe”, tha ai, duke përmendur edhe Ricci si një tjetër përforcim kyç.
Për sa i përket merkatos, trajneri shtoi se përpjekjet do të vijojnë deri në 31 gusht. Miqësoret Milan do t’i nisë me Arsenal, e më tej dhe Liverpool duke i mbyllur përgatitjet në Londër ndaj Chelseas.



