BIA arreston një serb të Kosovës për spiunazh

28 korrik 2025 | 15:51

Agjencia e Intelegjencës e Serbisë (BIA) dhe Ministria e Punëve të Brendshme serbe thanë sot se e kanë arrestuar një serb të Kosovës, të dyshuar për spiunazh, raporton portali nga veriu Kosovo-Online. I arrestuari, sipas komunikatës së MUP-it serb, është Sasha Gjorgjeviq nga Shtërpca.

Në komunikatë thuhet se Gjorgjeviq është arrestuar këtë mëngjes në pikën kufitare të Merdares, nën dyshimin se është bashkëpunëtor i Shërbimit të Inteligjencës së Shqipërisë (ShISh), përmes Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, shkruan portali serb Kosovo-Online. Portali serb i veriut shkruan se Gjorgjeviqit i është urdhëruar paraburgimi 48 orësh “për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ai ka kryer veprën penale të spiunazhit”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
James Trafford është gati të rikthehet te Manchester City, klubi…