Kompozitori Rinor Kastrati diplomohet në Regent’s University London, parqitet me flamurin shqiptar

01 gusht 2025 | 11:48

Kompozitori i njohur Rinor Kastrati, me origjinë nga Peja dhe i lindur e rritur në Gjermani, ka marrë pjesë sot në ceremoninë madhështore të diplomimit të tij në një nga universitetet më prestigjioze të Mbretërisë së Bashkuar, Regent’s University London.

Kastrati përfundoi me sukses studimet master në Fakultetin e Biznesit dhe Menaxhimit, me temën e diplomës: “Luxury Brand Management”.

I njohur gjithashtu si vëllai i këngëtares së suksesshme Donna Dafi, Rinori tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve me një gjest mbresëlënës: gjatë ceremonisë, ai u paraqit duke mbajtur me krenari flamurin kombëtar shqiptar kuq e zi, që përfaqëson prejardhjen nga babai i tij, flamurin e Nigerisë, vendlindjen e nënës së tij, si dhe flamurin e Gjermanisë, shtetin ku ai ka lindur dhe është rritur. Ky akt u mirëprit dhe duartrokit nga të ftuarit.

Ceremonia përfundoi me urime të përzemërta nga familjarë, miq dhe të ftuar të shumtë, duke e bërë këtë ditë të veçantë një moment të paharrueshëm për Rinorin dhe të afërmit e tij.

Regent’s University London është një ndër universitetet më të njohura në Britaninë e Madhe, me reputacion ndërkombëtar për standardet e larta akademike.

No description available.

No description available.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë gjysmë milioni euro…