Mefail Shkodra me djemtë ende në arrati pas vrasjes së djeshme, Policia tregon si po përpiqet t’i kapë

11 gusht 2025 | 21:29

Ngjarja tragjike në Gjilan ku u vranë tre persona ka tronditur Kosovën.

Mefail Shkodra me dy djemt e tij, Edonisin dhe Engjullin – akoma janë në arrati.

Policia e Kosovës po i kërkon ata.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i ka thënë Express se i kanë njoftuar të gjithë policët e Kosovës për kërkimin e tyre.

Po ashtu, janë lajmëruar pikat kufitare si dhe vija e gjelbërt në operacionin kërkimor.

Ne gjitha mundësitë që i kemi, jemi duke u përpjekur të i lokalizojmë të dyshuarit. Pikat kufitare i kemi lajmëruar, ku i kemi njësitet, por edhe vija e gjelbërt.. Gjithë policët e Kosovës janë të njoftuar veçanërisht rajoni jonë”, ka thënë Hashani.

Policia po ashtu publikisht ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për çdo informacion rreth të dyshuarve.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur të dielën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe profesori eminent i shkencave juridike,…