Dinamo mposhtet thellë në Poloni

21 gusht 2025 | 22:18

Dinamo është vënë në një pozicion tepër të vështirë për kualifikimin në fazën e grupeve të UEFA Conference League, pas humbjes së thellë 3-0 në ndeshjen e parë të Play Off-it ndaj Jagiellonias në Poloni.

Skuadra vendase e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke gjetur rrugën e rrjetës dy herë në pjesën e parë me golat e Imaz dhe Pululu, duke i dhënë menjëherë drejtimin e duhur takimit.

Në minutat e para të pjesës së dytë, Wojtuszek realizoi edhe golin e tretë, duke vulosur një rezultat që e bën mision pothuajse të pamundur për Dinamon.

Skuadra shqiptare nuk arriti të gjente ritmin dhe nuk u fut në lojën e saj duke prodhuar pak raste shënimi. Edhe katër minutat shtesë nuk sollën asgjë, me shifrat që mbetën të pandryshuara deri në fishkëllimën e fundit.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Tiranë, ku Dinamos do t’i duhet një mrekulli për të përmbysur këtë disavantazh të rëndë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në një mbrëmje të nxehtë evropiane në “Fadil Vokrri”, Drita…