Kurti për urën e re në Mitrovicë uron qytetarët e jugut dhe të veriut

26 gusht 2025 | 11:03

Sot është hapur njëra prej dy urave që qeveria në detyrë nisi t’i ndërtojë muaj më parë mbi lumin Ibër.

Rreth kësaj ka reaguar kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili ka uruar banorët dhe qytetarët e Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut.

Kurti ka thënë edhe se punimet në urën tjetër janë duke vazhduar. “Më pak se dy muaj u deshën për të ngritur urën e 36-të në Kosovë mbi lumin Ibër. Ura për kalimin e automjeteve nga sot prej orës 9:00 është hapur për qarkullim. Urime banorëve e qytetarëve të Mitrovicës së jugut dhe Mitrovicës së veriut! Përgëzime kompanisë dhe punëtorëve për angazhimin shembullor. Punimet në urën tjetër po vazhdojnë”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
“Brupharm” SH.A. me nr. të biznesit 810010166 Bënë uljen e…