Vardy me transferim befasues në Serie A

31 gusht 2025 | 16:21

Jamie Vardy është gati të nisë një aventurë të re në Serie A, duke u bashkuar me skuadrën e Cremoneses, raporton Fabrizio Romano.

Sulmuesi 38-vjeçar ka arritur marrëveshje për një kontratë deri në qershor të vitit 2026, me opsion për një vit shtesë në rast se ekipi arrin të sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit italian.

Marrëveshja pritet të mbyllet së shpejti, ndërsa Vardy pritet të udhëtojë sonte drejt Milanos për të nënshkruar dhe për të filluar aventurën e tij të parë jashtë Anglisë.

Legjenda e Leicester City kaloi plot 13 vite në “King Power Stadium”, duke shënuar mbi 200 gola në më shumë se 500 paraqitje. Ai ishte një figurë kyçe në mrekullinë e vitit 2016, kur Leicester fitoi Premier League.

Përveç titullit historik, Vardy fitoi edhe Kupën e FA në vitin 2021 dhe tre trofe të Community Shield, duke u bërë një nga ikonat më të mëdha në historinë e klubit.

Kalimi te Cremonese shënon një kapitull të ri emocionues për sulmuesin anglez, i cili pritet të sjellë përvojë dhe instinkt të mprehtë për gol për të sapoardhurit në Serie A.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësues të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës pritet…