“Hivzi Sulejmani” të hënën do t’i shpërblejë eseistët më të mirë

12 shtator 2025 | 18:55

Esetë më të bukura, nga konkursi “Kosova ime, zemra ime”, janë përmbledhur në një libër të përbashkët, botuar nga Biblioteka “Hivzi Sulejmani” e Prishtinës, me mbështetje nga “Agim Lluka Foundation”.

Libri do të përurohet të hënën, më 15 shtator, me fillim nga ora 14:00, në sallën e madhe të Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë  (lagjja “Dardania”), me ç’rast do të shpallen edhe punimet më të mira.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Veprimtari Nufri Lekaj sot ka dorëzuar në shtyp, te shtëpia…