Krasniqi: Më 12 tetor, besoni në Uranin, besoni në PDK

13 shtator 2025 | 23:29

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë në hapjen e fushatës zgjedhore në kryeqytet.

Ai ka theksuar se në kryeqytet, është koha për një udhëheqës që e sheh politikën si shërbim e jo si përfitim.

“Është koha për Uran Ismailin – shokun e bashkëpunëtorin tim dhe kryetarin e ardhshëm të Prishtinës”, ka thënë ai.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Sonte, nga sheshi i Prishtinës, nisëm zyrtarisht fushatën tonë për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në kryeqytet, është koha për një udhëheqës që e sheh politikën si shërbim e jo si përfitim. Është koha për Uran Ismailin – shokun e bashkëpunëtorin tim dhe kryetarin e ardhshëm të Prishtinës.

Sepse për Uranin, Prishtina nuk është opsion i dytë, por dashuria dhe shtëpia e tij. Urani, ne, të gjithë bashkë, s’kemi tjetër qytet.

Prandaj, më 12 tetor, besoni në Uranin, besoni në PDK.

Është koha për Prishtinën. Është koha për Kosovën. Për punë e përgjegjësi – jo populizëm e indiferencë.

Është koha për fitore!

#PDK191

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari aktual i Drenasit, njëherësh kandidat edhe për një mandat,…