‘Gol nga kundërsulmi’, UEFA e kujton golin e Rexhbeçajt ndaj Suedisë

15 shtator 2025 | 15:57

Kombëtarja e Kosovës i kreu angazhimet e shtatorit me një fitore e një humbje.

E pikërisht fitorja ndaj Suedisë po vazhdon të diskutohet pasi ishte një rezultat që, dorën në zemër, jo shumëkush e priste.

Derisa goli i Vedat Muriqit dhe bashkëveprimi i tij me Albion Rrahmanin u bë viral gjithandej, UEFA sot e ka kujtuar edhe golin e Elvis Rexhbeçajt.

Edhe në këtë rast Dardanët shënuan nga kundërsulmi pasi futbollisti i Hoffenheimit u shërbye mirë nga Dijon Gallapeni për ta mposhtur portierin suedez.

“Gol nga kundërsulmi”, shkroi UEFA në përshkrimin e videos, të cilën mund ta shihni më poshtë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë dëshmisë së tij, ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin,…