Asambleja e OKB-së, Osmani javën tjetër udhëton për në Nju-Jork

18 shtator 2025 | 16:11

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, javën e ardhme do të udhëtojë për në ShBA.

Presidenca ka bërë me dije se ky udhëtim ka të bëj me fillimin e punimeve të Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Zëdhënësi i Presidencës, Bekim Kupina, ka treguar se gjatë qëndrimit në Nju Jork Osmani do të takohet me shumë homologë të saj.

“Sikurse edhe çdo vit, Presidentja Osmani do të jetë në Nju-Jork për takime me homologë dhe aktivitete të tjera zyrtare përgjatë Javës se Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Kupina për “Express”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa mori vëmendjen e…