KMDLNj: Suspendimi i katër policëve, ndërhyrje flagrante politike në Policinë e Kosovës

18 shtator 2025 | 17:05

Katër policë të Njësisë Speciale janë suspenduar dhe kjo ka nxitur reagime dhe shqetësime për ndërhyrje politike në Policinë e Kosovës.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), ka vlerësuar se pezullimi i tyre është bërë pa rekomandim nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), duke theksuar se vendimi është  marrë nga nivele më të larta politike.

KMDLNj-ja e ka dënuar këtë veprim, duke e quajtur tentativë për frikësimin e zyrtarëve policorë dhe instrumentalizimin e policisë për qëllime politike. Organizata kërkon auditim të pavarur për degradimet dhe avancimet në polici, duke e cilësuar deputetin Xhelal Sveçla si figurë kyç të ndërhyrjeve të dyshuara.

Suspendimi i mbajtur fillimisht i fshehtë është bërë publik përmes medieve hulumtuese. KMDLNj-ja ka theksuar se policët nuk kanë kryer shkelje që do ta justifikonin pezullimin dhe kërkon përgjegjësi për shkeljet e të drejtave të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Atalantës, Ademola Lookman, i është rikthyer stërvitjes me…