Bekë Berisha: Prishtina ka nevojë për më shumë hapësira sportive
18 shtator 2025
| 19:17
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, vizitoi sot Klubin Sportiv “Rilindja”, ku u njoh me kushtet e vështira me të cilat përballen sportistët dhe drejtorët e klubeve.
Pas vizitës, Berisha theksoi se Prishtina ka nevojë për më shumë fusha, tribuna dhe hapësira të reja sportive për të mbështetur rritjen e sportit dhe zhvillimin e të rinjve.
Ai e përfundoi mesazhin me një deklaratë të fuqishme: “Beka e bon!”



