Hargreaves viziton ushtarët britanik në ‘Bondsteel’: Prania e tyre demonstron angazhimin tonë për siguri në Kosovë e rajon
19 shtator 2025
| 10:49
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar të premten ushtarët britanik që shërbejnë në Kosovë e që janë të vendosur në Kampin “Bondsteel”.
Hargreaves ka thënë se vendosja e tyre në Kosovë, dëshmon aftësinë e ushtrisë britanike për të përmbushur angazhimin në kuadër të NATO-s për siguri në Kosovë dhe Ballkan Perëndimor.
“Vendosja e tyre dëshmon aftësinë e Ushtrisë Britanike për të përmbushur këtë angazhim të NATO-s dhe demonstron angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Hargreaves në “Facebook”.



