Kapitull i ri në tregtinë ShBA-Kosovë: Qytetarët mund të marrin mallra amerikane vetëm brenda një jave
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë ka bërë me dije se qytetarët e Kosovës mund të marrin mallra amerikane vetëm brenda një jave.
Në njoftimin e Ambasadës amerikane është se falë Paketos, klientët në Kosovë kanë qasje të drejtpërdrejtë në mbi 1 miliard produkte amerikane nga “Amazon”, “BestBuy”, “Walmart”, “Ebay”, etj.
“Një kapitull i ri në tregtinë ShBA-Kosovë: Kosovarët mund të marrin mallra amerikane vetëm brenda një jave. Falë Paketos, klientët në Kosovë kanë qasje të drejtpërdrejtë në mbi 1 miliard produkte amerikane nga ‘Amazon’, ‘BestBuy’, ‘Walmart’, ‘Ebay’ dhe të tjera. Ky moment historik nxjerr në pah forcën e bashkëpunimit të sektorit privat ShBA-Kosovë në afrimin e tregjeve globale me familjet kosovare”, ka njoftuar Ambasada e ShBA-së në Kosovë.



