Osmani takohet me presidentin e Senegalit, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

26 shtator 2025 | 13:35

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Nju-Jork  është takuar me presidentin e Senegalit, Bassirou Diomaye Faye.

Osmani përmes një njoftimi në “Facebook”, ka treguar se diskutuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha strategjike.

“Me presidentin e Senegalit, Bassirou Diomaye Faye, zhvilluam një takim në Nju-Jork për të diskutuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha strategjike. Partneriteti ynë i qëndrueshëm përbën një shembull të miqësisë dhe bashkëpunimit, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Edhe dy javë do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë.…