Memli Krasniqi në Malishevë: Dr. Gëzimi, gati të bëhet kryetar

01 tetor 2025 | 21:28

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Malishevë në mbështetje të kandidatit të PDK-së për kryetar të kësaj komune, Gëzim Krasniqi.

Kryetari i PDK-së, në një postim në Facebook, ka thënë se Dr. Gëzimi tërë jetën e tij ka qenë në shërbim të vendit dhe qytetarëve.

“Kur vendi pati nevojë, ai u bë ushtar. Kur fëmijët patën nevojë, ai u bë mjek. Sot, kur Malisheva ka nevojë për zhvillim dhe jetë të re, ai është gati të bëhet Kryetar”, ka shkruar Memli Krasniqi.

https://www.facebook.com/share/1JR1BmbjBH/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka vizituar shtetin e Danimarkës.…