Edon Hysenaj, AAK: Zgjedh numrin 11, bashkë ta bëjmë Pejën qytetin që e duam
09 tetor 2025
| 01:18
Edon Hysenaj është kandidat i AAK-së për Asamblenë Komunale në Pejë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në listen e AAK-së mban numrin 11.
Edoni u ka bërë thirrje qytetarëve të Pejës që ta zgjedhin numrin 11, që bashkë ta bëjmë Pejën qytetin që e duan.
“Peja është qyteti im – këtu jam lindur, rritur dhe e njoh çdo cep. Si kandidat për Asamblenë Komunale me AAK, nën udhëheqjen e Dr. Ali Berisha 174, synoj të jap kontributin tim për zhvillimin e qytetit tonë, për një Pejë më të zhvilluar, më funksionale dhe me më shumë mundësi për të gjithë qytetarët.
Zgjedh numrin 11 – bashkë të bëjmë Pejën qytetin që e duam dhe që na bën krenarë!”, ka shkruar në “Facebook” Edon Hysenaj.



