Rashiq falenderon deputetët që e votuan për nënkryetar

10 tetor 2025 | 13:32

Nenad Rashiq, nënkryetari i sapozgjedhur nga radhët e komunitetit serb, shkurtimisht falenderoi deputetët që votuan për zgjedhjen e tij.

“Jam falënderues shumë ndaj kolegëve të mi të cilët sot kanë votuar për mua dhe shpresoj që sot ky do të jetë një fillim i ri për ndërtimin e institucione sa më parë që të jetë e mundur”, ka thënë Rashiq.

Ai ka marrë 71 vota pro, duke siguruar votat e Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe disa prej deputetëve të minoriteteve joserbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës sonte përballet me Slloveninë në kuadër të…