Thellohet bashkëpunimi ndërmjet ShSKUK-së dhe institucioneve shëndetësore të Luksemburgut

14 tetor 2025 | 13:41

Nga data 8 deri më 11 tetor 2025, një delegacion i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), i përbërë nga drejtori i përgjithshëm, Elvir Azizi, drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, Faik Shatri, Prof. Shpend Elezi dhe Aferdita Ademi-Osmani, udhëheqëse e programit për mbështetjen e shëndetësisë në Kosovë, Faza II, zhvilluan një vizitë zyrtare në Luksemburg.

Qëllimi i vizitës ishte vazhdimi dhe thellimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shëndetësore të Luksemburgut dhe ShSKUK-së, me fokus në përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve në fushën e kardiologjisë, kardiokirurgjisë dhe elektrofiziologjisë.

Gjatë vizitës, delegacioni i ShSKUK-së u prit nga drejtori i përgjithshëm i Institutit Kombëtar për Kardiokirurgji dhe Kardiologji.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar…