Përfundon numërimi i votave me postë në Prizren, ky është rezultati
19 tetor 2025
| 18:05
Ka përfunduar numërimi i votave me postë për komunën e Prizrenit. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kandidati i PDK-së njëherësh kryetari aktual Shaqir Totaj, i ka marrë 566 vota apo 31.73 për qind.
Kurse, kundërkandidati nga VV-ja Artan Abrashi, i ka 594 vota apo 33.30 për qind. Dallimi mes Abrashit dhe Totajt, është vetëm 28 vota.
E kandidati nga LDK-ja Driton Selmanaj, ka marrë 203 vota 11.38 për qind të votave.
Shaqir Totaj dhe Artan Abrashi, do të garojnë për postin e të parit të Prizrenit në balotazhin e 9 nëntorit.



