KEK-u fiton arbitrazhin kundër KEDS-it dhe KESCO-s në Zvicër
Korporata Energjetike e Kosovës në bashkëpunim me Avokaturën Shtetërore të Ministrisë së Drejtësisë, si palë paditëse, ka fituar arbitrazhin ndërkombëtar në Zvicër kundër KEDS-it dhe KESCO-s, si palë e paditur për mospagesë të energjisë së shfrytëzuar nga viti 2020-2024.
Këtë lajm e ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetin social në “Facebook”, ushtruesi i detyrës i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu.
Sipas tij, në këtë rast, KEDS-i dhe KESCO obligohen që t’ia paguajnë KEK-ut rreth 9 milionë euro kompensim dhe shpenzime të tjera të procedurës.
“Republika e Kosovës nuk po i ndalë fitoret në arenën ndërkombëtare, dhe ky është tregues që reflekton suksesin e Qeverisjes sonë. Kosova do të aspirojë edhe më fuqishëm në mandatin tjetër, me rezultate të cilat do të ndihen në të gjitha institucionet dhe në jetën e secilit qytetarë”, ka thënë Sallahu.



