Gjykata ia rrëzon padinë për shpifje Elbert Krasniqit ndaj Veton Berishës
Gjykata Themelore në Pejë ia ka rrëzuar padinë për shpifje Elbert Krasniqit ndaj Veton Berishës.
“Gjykata po ashtu ka hedhur pjesërisht kërkesëpadinë si të palejuar (pasafatshme) për disa nga deklaratat e pretenduara, ndërsa ka obliguar paditësin që të paditurit t’i kompensojë shpenzimet e procedurës kontestimore në shumën prej 374 euro, në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit, nën kërcënimin e përmbarimit me detyrim”, ka njoftuar Gjykata Themelore në Pejë.
Njoftimi i plotë:
Refuzohet pjesërisht kërkesëpadia e paditësit Elbert Krasniqi për shpifje
Pejë, 06 nëntor 2025 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Civil, ka refuzuar pjesërisht si të pabazuar kërkesëpadinë e parashtruar nga paditësi Elbert Krasniqi kundër të paditurit Veton Berisha, të dy me vendbanim në Komunën e Pejës, në çështjen kontestimore me bazë juridike shpifje.
Gjykata po ashtu ka hedhur pjesërisht kërkesëpadinë si të palejuar (pasafatshme) për disa nga deklaratat e pretenduara, ndërsa ka obliguar paditësin që të paditurit t’i kompensojë shpenzimet e procedurës kontestimore në shumën prej 374 euro, në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit, nën kërcënimin e përmbarimit me detyrim.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij aktgjykimi, Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes kësaj Gjykate.



