Pak fjalë për romanin e Sali Bashotës

07 nëntor 2025 | 13:44

Izet Abdyli

“Rikthimi Servantesit në Ulqin”, “Rea”, Prishtinë, 2025

I quajtur si roman poetik nga vetë autori, romani ,,Kthimi Servantesit në Ulqin” vërtetē fund e krye, nga faqja e parë e deri te faqja e fundit është e mveshur me oreolin poetik. Përvoja e gjatë e autorit në krijimtarin poetike ka bërë që leksiku i pasur i fjalëve ti jep një ngjyrim poetik romanit i cili është përmbushur me plotë figura stilistike e që e bëjnë romanin të këndshëm për lexim. Autori qëllimisht i ka ikur edhe klisheve të ndërtimit klasik të romanit, duke na sjellur një strukturë romani të ndërtuar përmes tregimeve. Dy protoganistët apo dy rrëfimtarët e romanit që janë , huazuar” nga letërsia botërore e bëjnë edhe më kurreshtar lexuesin për të hyrë në botën e romanit dhe për të zbërthyer misteret që ka brenda tij.  Në personalitetin e Servantesit mund të jetë personifikuar edhe vetë autori, apo akëcili njeri që është magjepsur nga magjia e artit poetik. Zbërthimi i ëndrrave, shprushja kujtesës, nuk janë diçka e re në krijimtarinë letrare. Kjo temë është trajtuar nga shumë krijues botëror të letërsisë, madje edhe në letërsinë nacionale nga shkrimtari i madh Kadare. Komunikimi artistik mes Servantesit dhe Dylqinjes së tij të dashur i jep dramacitet romanit . Dialogjet e tyre përmes figurave poetike herë herë të bëjnë se po perjeton një shfaqje në amfiteatrot antike. Edhe vendi ku zhvillohen ngjarjet e romanit, një objekt i vjetër i trashëgimisë kulturore e historike siç është ,,Kalaja e Ulqinit” sikur e përmbushin këtë konstatim. Autori romanit me imagjinaten e tij të bujshme shpërfaq të ndodhurat brenda kalasë dhe rreth saj. Parakalojnë në sfondin e kësaj imagjinate, peshkatarë, piratë, roje, lundërtarë, notarë kusarë, etj. Duke shprushur ëndrrat, kujtimet në kërkim të dorshkrimit të humbur jo rrallë krijohen situata groteske e të mbushura me mistere. Megjithatë në këto përsiatje shpeshherë shkelqejnë xhevahire të  mveshura me magjinë e fjalës. Autori është i vetëdishem për misionin që i ka vënë vetes në ndërtimin e këtij romani, andaj me sukses ja ka dalur të ruaj njëtrajtshmërinë e rrëfimit dhe do ta magjeps me bukurinë e fjalës akëcilin që do ta lexon këtë roman. Si përfundim mund të themi se sprovën që i ka dhënë vetës autori për ndërtimin e një romani poetik ka arritur ta kaloj me sukses. E them pa modesti se moti nuk më ka rënë të lexoj një roman të tilë që përmbushë me përpikëri kërkesat ideo-artistike. Autorit i dëshiroi suksese në rrugëtimin e tij krijues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Albert Kinolli,…