BKK-ja njofton se gazeta “Rilindja” po digjitalizohet

13 nëntor 2025 | 08:45

Biblioteka Kombëtare e Kosovës ka bërë me dije se gazeta “Rilindja” po rikthehet e plotë në formatin digjital falë bashkëpunimit mes Bibliotekës Kombëtare dhe Arkivit Shtetëror të Kosovës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës është në proces të plotësimit të koleksionit të digjitalizuar të gazetës Rilindja, në bashkëpunim me Arkivin Shtetëror të Kosovës.

Numrat e gazetës që mungojnë në fondin e Bibliotekës, për periudhën 1945–1963, gjenden në fondin e Arkivit. Në bazë të marrëveshjes dypalëshe të nënshkruar ndërmjet dy institucioneve, Arkivi Shtetëror është duke i digjitalizuar këta numra, me qëllim që të plotësohet koleksioni i plotë digjital i “Rilindjes” në kuadër të projektit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas njoftimit të…