Smajl Latifi merr urime të shumta nga bashkëveprimtarë e qytetarë
14 nëntor 2025
| 12:31
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, pas fitores së balotazhit për zgjedhjet e 9 nëntorit, ka pritur shumë qytetarë, bashkëveprimtarë e miq në zyrën e tij, të cilët i kanë uruar mandatin e ri qeverisëses.
“Po ndaj me ju disa momente nga këto ditë, gjatë të cilave kam pasur kënaqësinë të pres miq, bashkëveprimtarë e qytetarë të shumtë që më nderuan me urimet e tyre për fitoren në zgjedhjet për kryetar të komunës. Secili urim dhe çdo fjalë e mirë më ka dhënë forcë për përgjegjësinë që e kam. Jam thellësisht mirënjohës për besimin tuaj! Vazhdojmë përpara, me punë konkrete dhe rezultate. Faleminderit për mbështetjen!”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.



