Sot vendosen afatet për fjalët përfundimtare në gjyqin ndaj liderëve të UÇK-së

19 nëntor 2025 | 13:31

Pas përfundimit të dëshmisë së gjeneralit amerikan me katër yje, Wesley Clark si dëshmitari i fundit i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit, sot (e mërkurë) do të mbahet konferencë mbi ecurinë e çështjes.

Në kalendarin e Dhomave të Specializuara, është thënë se ky sesion do të fillojë në orën 14:00.

Në këtë sesion gjyqësor pritet të vendosen afatet për fjalët përfundimtare për gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Analisti Albert Krasniqi ka komentuar zhvillimet e sotme në Kuvendin…