Moti: Reshjet e borës nisin nga e enjtja
25 nëntor 2025
| 21:26
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nga e mërkura, më 26 nëntor, deri të shtunën, më 29 nëntor 2025, do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira të dendura, reshje shiu e bore në disa zona.
Sipas njoftimit, të mërkurën, më 26 nëntor, vendi do të ndodhet nën ndikimin e fushave të presionit në rënie, duke favorizuar zhvillim të vranësirave të dendura. Parashihet mot kryesisht i vranët me mundësi për riga të dobëta dhe lokale shiu.
Parametrat termikë, sipas IHK-së, do të mbesin relativisht stabilë, ndërsa fusha barike do të shënojë rënie graduale. Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1–9m/s.



