Hamza: Kosova që duam sot, duhet të mbështetet mbi vlerat që heronjtë tanë i mbrojtën me jetë

26 nëntor 2025 | 14:23

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është takuar të mërkurën me udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së.

Duke i quajtur burra që bartin me krenari plagët e luftës, Hamza ka thënë se një Kosovë më e fortë dhe më dinjitoze, duhet të mbështetet mbi vlerat që heronjtë tanë i mbrojtën me jetë.

“Sot i prita udhëheqësit e OVL-së së UÇK-së, burra që bartin me krenari plagët dhe kujtimet e luftës sonë të lavdishme. Çdo rrëfim i tyre na kujton se ky shtet u ndërtua me sakrifica që as koha dhe as harresa nuk mund t’i shlyejnë. Kosova që duam sot, më e zhvilluar, më e fortë, më dinjitoze, duhet të mbështetet mbi vlerat që heronjtë tanë i mbrojtën me jetë. Lavdi të rënëve dhe respekt të përjetshëm për të gjithë ata që dhanë gjithçka për lirinë dhe shtetin tonë!”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka konfirmuar se janë në…