Kujtesa kombëtare kalon nëpër Prekaz, Poklek dhe vendet e krimeve monstruoze që përjetuam gjatë luftës së fundit

17 tetor 2026 | 15:05

Në kuadër të edukimit dhe aksionit pedagogjik, ruajtja e kujtesës për atë që kemi përjetuar si komb është pjesë e pandashme për të shmangur përsëritjen e tragjedive njerëzore.

Për të shmangur përsëritjen e tragjedive njerëzore, njohja me të vërtetën dhe ruajtja e kujtesës për atë që kemi përjetuar si komb gjatë luftës së fundit në Kosovës, është pjesë e pandashme e punës edukativo-arsimore.

Në funksion të kultivimit të përgjegjësisë kolektive në ruajtjen e trashëgimisë sonë dhe solidaritetit me të mbijetuarit e gjenocidit që kreu Serbia ndaj shqiptarëve të Kosovës, për çdo vit nxënësit e shkollave të Strugës vizitojnë Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku më 5, 6 dhe 7 mars 1998 u vranë 59 shqiptarë (12 fëmijë, 18 gra dhe 29 meshkuj të moshave të ndryshme), dhe “Shtëpinë Kremator” në Poklek të Vjetër, ku më 17 prill 1999 u vranë dhe u dogje 53 civilë shqiptarë (26 fëmijë, 5 të rritur, 20 gra dhe 2 burra).

Sot, më 17 tetor, të njëjtin itinerar e morën nxënësit e vitit III dhe IV, drejtimi mjekësi, të shkollës “Niko Nestor” në Strugë, të shoqëruar nga pedagogu Shpat Hani.

Në “Shtëpinë muze” në Poklek të Vjetër i priti Fadil Muqolli, të cilit në këtë krim të tmerrshëm gjenocidi i janë vrarë të dy prindërit, katër motra, bashkëshortja e tij me katër fëmijë dhe bashkëshortja e vëllait me dy fëmijë.

Në fund, Fadil Muqolli u dhuroi të gjithë nxënësve romanin “Revolta e Syzifit”, të autorit Bardhyl Mahmuti, që i kushtohet kryesisht këtij krimi të gjenocidit.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shqipëria hyn sot në ditën e pestë të protestave, të…