Siç thuhet në njoftimin e Kuvendit, Basha ka shprehur keqardhjen që nuk u votuan disa prej çështjeve të rëndësishme në Kuvend, përfshirë marrëveshjet ndërkombëtare, buxhetet e komunave, ligjin e buxhetit, si dhe raportin e RTK-së që do të mundësonte zgjidhjen e çështjes së pagave për punëtorët.
Mes tjerash theksohet se një pjesë e bisedës u përqendrua te procesi zgjedhor në vend, rëndësia e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si dhe respekti mes subjekteve politike.
“Kosova është dëshmuar se organizon procese zgjedhore të rregullta, ndërsa qytetarët tanë kanë treguar vazhdimisht kulturë të lartë demokratike”, ka thënë Basha.
Kryeparlamentari gjithashtu ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara, aleatin e çmuar të Kosovës dhe siç e ka cilësuar ai, “modelin e përhershëm për vlerat dhe standardet demokratike”.



