Gani Dreshaj rikthehet në AAK

26 nëntor 2025 | 21:05

Ish-deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj është rikthyer në këtë parti politike. Atë e mirëpriti kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ku tha se përkushtimi i tij i vazhdueshëm për Kosovën dhe diasporën është dëshmi se në këto procese nuk kemi qenë asnjëherë të ndarë

“Ganiu ka qenë dhe është besnik i Aleancës. Përkushtimi i tij i vazhdueshëm për Kosovën dhe diasporën është dëshmi se në këto procese nuk kemi qenë asnjëherë të ndarë, por të bashkuar nga çdo vend i botës, për Kosovën. Dinamizmi i tij në punë dhe në jetë është vlerë e shtuar jo vetëm për Aleancën, por edhe për Kuvendin e Kosovës. Mirësekthehesh në shtëpinë tënde, Gani Dreshaj”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zjarr i fuqishëm në kompleksin e banesave Wang Fuk…