Përurohen dy libra të autores Melisa Lipaj
27 nëntor 2025
| 08:19
Në sallën e Kuvendit Komunal të Istogut dje është bërë përurimi i veprave “Dritë në errësirë” dhe “Masquerade of Hearts” të autores Melisa Lipaj.
Ngjarja solli para publikut vepra që prekin tema të ndjeshme dhe të thella, ndërsa autorja ndau me të pranishmit rrugëtimin e saj krijues dhe frymëzimin për krijimtarinë artistike.
Përurimi i veprave u zhvillua në përkujdesjen e kryetarit të komunës së Istogut, Ilir Ferati, si pjesë e aktiviteteve të ditës së dytë të “Javës Kuq e Zi”.




